Mbrëmë në një debat televiziv, deputeti nga LDK-ja Driton Selmanaj ka thënë se 48 deputetë për herë të parë kanë hapur xhirollogari atëherë edhe kur u bënë për herë të parë deputet në Kuvendin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Në lidhje më këtë ka reaguar menjëherë Kuvendi i Kosovës, ku përmes një njoftimi ata kanë kundërshtuar deklaratën e Selmanajt.
Sipas Kuvendit të Kosovës kjo deklaratë nuk qëndron pasi administrata nuk kërkon nga deputetët të deklarojnë për punën e tyre të mëparshme, duke thënë së thirrja e tij është e paqëndrueshme.
Postimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:
Sqarim
Në referim të deklaratës së deputetit Driton Selmanaj, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun sqaron si në vijim:
Administrata e Kuvendit nuk kërkon të dhëna nga deputetët lidhur me vendet e tyre të mëparshme të punës e rrjedhimisht nuk ka bërë dhe nuk as bën analiza e statistika përkitazi me këto punësime.
Andaj, thirrja në administratë është e paqëndrueshme. /InLajmi/