Presidenti rus, Vladimir Putin ka sugjeruar që vendet perëndimore të shënojnë autogol, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, transmeton InLajmi.
Ai tha se kjo ka çuar në një përkeqësim të ekonomisë në Perëndim.
Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar.
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, raporton Reuters.
Më herët Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë përmes video-lidhjes se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë. /InLajmi/