Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila pritet të arrihet së shpejti, raporton InLajmi.
E Kurti tha se me datën 21 prill është afati i fundit, kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, mirëpo theksoi se parimi i reciprocitetit do të jetë si thelb i çdo zgjidhjeje.
Më datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, parimi i reciprocitetit do të jetë aty si thelb i çfarëdo zgjidhjeje”, tha ai.
Sipas marrëveshjes, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi. /InLajmi/