Zinedine Zidane nga vera e këtij viti pritet që të jetë trajner i Paris Saint-Germainit.
Trajneri aktual, Mauricio Pochettino, është nën presion te klubi nga kryeqyteti francez, pavarësisht se po e udhëheq skuadrën drejt titullit në Ligue 1.
Mirëpo, eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtojë trajnerit argjentinas.
Dhe, sipas “Le Parisien”, në krye të PSG-së do të emërohet ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
Sipas mediumit francez, 49-vjeçari do ta marrë detyrën pas përfundimit të sezonit aktual, transmeton Express.
Kujtojmë se Zidane është i lirë nga viti i kaluar kur u largua nga Real Madridi, skuadër me të cilën e fitoi tri herë Ligën e Kampionëve