AAK është duke mbajtur tryezë diskutimi me temën “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”, ku pjesëmarrës janë edhe sindikatat e ndryshme në Kosovë, raporton InLajmi.
E kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari u shpreh i zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës, pasi më herët e ka menduar se do të jetë “lule e dritë”, duke menduar se kjo qeveri do të jetë e afërt me sindikatat.
Jashari tha se tani po del se “kjo parti është ajo e cila na ka qit shkelmin në qafë”.
Kjo qeveri që erdh me kompozitet se do të kemi lule dritë, që kemi menduar se është më e afërt me sindikatat pasi e ka programin social, po del se është partia e cila na ka qit nëse mundet, shkelmin n’qafë. /InLajmi/