Në Aeroportin e Prishtinës ka ateruar një aeroplan i i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, përcjell InLajmi.
Ky avion ka zbritur për të ndihmuar në një operacion për forcat tokësore ushtarake të Britanisë së Madhe që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Këtë e kanë për të ditur KFORI- i përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional.
Njoftimi i plotë nga KFORI:
Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s./InLajmi/