Një patrullë e policisë kufitare është sulmuar me armë zjarri, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bubë të Zubin Potokut.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tha se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë aksion policor.
Kelani tha se nuk dihet nëse të shtënat kanë ndodhur në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonen kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore. /InLajmi/