Lajmi mirë për banorët e komunës së Deçanit, fshatit Strellc po bëhet me Qendër të Mjekësisë Familjarë, përcjell InLajmi.
I pari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se ka bërë pranim-dorëzimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjarë në fshatin Strellc i Epërm.
Ndërsa tutje Ramosaj ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj komune.
Postimi i plotë i tij:
Sot, bashkë me menaxheren e projektit Tevide Konjusha, drejtorin e QKMF-s Selmon Berisha dhe drejtoreshën e Shëndetësisë .Agnesa Vokshi, bëmë pranim-dorëzimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm.
Falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen e dhënë! /InLajmi/