Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka thënë se asnjë anëtar i kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga 100 euro, raporton InLajmi.
“Asnjeri nga ne, anëtarë të kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga shtesa për 100 euro por i ftojë secilin prej nesh që të votojë për ata që do i marrin këto shtesa”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë në këtë mbledhje të Qeverisë do të rishikohet buxheti për këtë vit, për t’i hapur rrugë votimit të Projektligjit për pagën minimale, e cila është 246 euro
“Kemi projektligjin për pagë minimale 246 euro bruto. Sot do të miratojmë rishikimin e buxhetit për këtë vit. Po rishpërndajmë rritjen ekonomike në 10.5 %. Në kuadër të pakos është edhe skema e punësimit për të rinjtë. Kemi mbështetur prodhuesit vendor. Ne mund të jemi qeveria e parë që po shpërndajmë para kur ata kanë nevoje. Muajin e kaluar Gjermania ka vendosur të ndajë 300 euro shtesë ndaj rritjes së çmimit të energjisë. Këtë tre mujor përveçse janë të larta 17 % janë më të larta sesa vetë parashikimet e institucioneve. Të blejmë sa më shumë produkte vendore”, tha Kurti.
Kujtojmë se nga 100 euro do të ndahen për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik./InLajmi/