• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Çfarë thuhet në raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zvicër për rastin e Deharit?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
12 April 2022
në KRYESORE
0 0
0
Çfarë thuhet në raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zvicër për rastin e Deharit?
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë të martën, me 12 prill, se në raportin e pranuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, më 1 prill të këtij viti për rastin e Astrit Deharit, është thënë se analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveçse të vetë atij.

Disa prej objekteve të analizuara kanë qenë brisku i rrojës, stilolapsi i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë fillimisht e kanë cilësuar vdekjen e tij si “vetëvrasje”, por familja Dehari ka kërkuar që të bëhet ekspertizë ndërkombëtare, për shkak të dyshimeve për këtë konstatim.

“Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeinës dhe mos prani të etanolit. Sa i përket ekshumimit të trupit të të ndjerit nuk ka rekomandim në ekspertizë dhe e njëjta nuk është rekomanduar që të ri ekzaminohet trupi duke pasur parasysh se sa kohë ka kaluar”, është thënë mes tjerash në gjetjet e raportit, ka thënë Prokuroria Speciale më 12 prill.

Dokumenti i dorëzuar më 1 prill të këtij viti është ekspertizë shtesë e kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, pasi më 24 tetor të vitit 2019, Prokuroria Themelore në Prizren pati publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore për rastin e Deharit.

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, është thënë në konkluzionet e ekspertizës së vitit 2019.

Qytetarët kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin.

Me këtë konstatim, Prokuroria e pati kthyer rastin në hetim, pas përfundimeve të mëparshme se bëhej fjalë për vetëvrasje.

Më 30 tetor të po atij viti, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) prandaj edhe janë kërkuar hetime shtesë.

Prokuroria Speciale ka thënë se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bashkë me Astrit Deharin, ishin arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti (v.j. disa prej tyre tashmë nuk i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje).

Ata dyshoheshin për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që kishte ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit 2016, shkruan REL:

Në shkurt të vitit 2017, familja Dehari vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.

Tags: Astrit DehariInstituti i Mjekësisë Ligjore në LozanëProkuroria Speciale e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Demi për ndarjen e 100 euroshit: Përse t’i marrin edhe ata që kanë paga të larta?

Postimi tjetër

Hoti: Politika e jashtme ka degraduar, Kurti po ligjëron për luftën në Ukrainë

Të ngjajshme Postime

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë
KRYESORE

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

11 August 2025
Presidentja bën thirrje për veprim urgjent pas vrasjeve në Gjilan
KRYESORE

Presidentja bën thirrje për veprim urgjent pas vrasjeve në Gjilan

10 August 2025
Sveçla kritikon ashpër drejtësinë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Prokuroria dhe Gjyqësori po tolerojnë kriminelët
KRYESORE

Sveçla kritikon ashpër drejtësinë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Prokuroria dhe Gjyqësori po tolerojnë kriminelët

10 August 2025
Vrasja e trefishtë, reagon Hyseni: Do të bashkëpunojmë ngushtë që autori i krimit të sillet para drejtësisë
KRYESORE

Vrasja e trefishtë, reagon Hyseni: Do të bashkëpunojmë ngushtë që autori i krimit të sillet para drejtësisë

10 August 2025
Në Kosovë ende 18 vatra zjarri aktive
KRYESORE

Në Kosovë ende 18 vatra zjarri aktive

10 August 2025
Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në 3 numri i viktimave
KRYESORE

Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në 3 numri i viktimave

10 August 2025
Postimi tjetër
Hoti: Politika e jashtme ka degraduar, Kurti po ligjëron për luftën në Ukrainë

Hoti: Politika e jashtme ka degraduar, Kurti po ligjëron për luftën në Ukrainë

Lajmet e fundit

Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë i nxehtë – Personat e ndjeshëm rekomandohet të kenë kujdes orëve të mesdites

11 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 11 gusht ndër vite?

11 August 2025
Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

11 August 2025
10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

11 August 2025
Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

11 August 2025
Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Vdes një person në QKUK pasi u ther me thikë në Prizren

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu