Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke mbajtur seancë, në të cilën janë duke debatuar në Kuvend mbi politikën e jashtme, përcjell InLajmi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Enver Hoxhaj, në këtë seancë tha se ka pasur një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti që të jetë i pranishëm në këtë seancë.
“Kem pas një marrëveshje që zotri Kurti të jetë i pranishëm në këtë seancë dhe nëse vjen unë mendojë që ja vlen, Meqë e morra fjalën për të qenë sa ma i respektueshëm në raport me ju, nuk do të insistojë që ta shtyej fjalën që ai të vjen”, tha Hoxhaj.
Ai më tej tha se kur e kem ftuar këtë debat ka qenë në Janar, në atë kohë ka qenë situate krejt tjetër politike krahas me këtë tash
“Bota e janarit është e barabartë me borën e Janarit, ajo kohë nuk ekziston më. Prandaj edhe politika e jashtëme është si puna e motit, kurr të ndërron shumë çka përfundon, për ata kam insistuar që kryeministri të jetë në këtë debat”, shtoi Hoxhaj.
“Kanë ndryshuar rrethanat ndërkombëtare në raport me Kosovën”, tha Hoxhaj, duke shtuar se “kur të ndryshojnë rrethanat, ndryshojnë edhe qëndrimet”.
Deputeti i PDK-së e krahasoi këtë ndryshim me punën e çmimeve.
“Kur vje fatura e politikës së jashtme, mund ta thejë kurrizin e Kosovës”, paralajmëroi ai.
“Kosova ka nevojë që të ripozicionohet dhe të ripozicionohet në raport me politikën e jashtme. Këtij vendi i duhet një hartë e re konceptuale dhe unë po e pres Z. Kurti që të dalë dhe të na informojë se çfarë do të bëjë”, tha Hoxhaj.
Ai tha se kur i keni fituar zgjedhjet në shkurt të vitit të kaluar keni menduar që fitorja e juaj po i jep kuptim botës./InLajmi/