Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka komentuar lajmin se Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat dhe publik, si dhe për pensionistët dhe studentët, përcjell InLajmi.
Ai Qeverinë e Kosovës e quan “Qeveria e majtë e Kurtit”.
Krasniqi akuzon Kurtin se me këtë veprim ka barazuar punëtorët dhe drejtorët dhe kjo sipas tij është një diskriminim, e para sepse punëtori e ka rrogën 100 euro e drejtori 1500 deri në 2000 euro.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria e “majtë” e Kurtit:
100 euro punëtorit/es të sigurimit, 100 euro drejtorit/es t’kompanisë. I pari, pagën 150-200 euro, i dyti pagën 1500-2000 euro. /InLajmi/