Kurti këtë e ka quajtur “lojë” të BIA-s.
“Ju e dini shumë mirë se Shërbimi sekret i Serbisë, gjatë vite 70-ta, e 80-ta jo vetëm 90 ka vrarë shumë patriot e veprimtar shqiptarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë e kanë të ushtruar ndër dekada, ndër ata që u vranë janë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e deri tek Enver Hadri e shumë e shumë të tjerë, pra mënyra si ka operuar Shërbimi sekret serb në Evropën Perëndimore ndaj shqiptarëve edhe kroatëve është i njohur botërisht, duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt e duke na fajësuar neve”, ka thënë Kurti.
Kurti është zotuar se do të kenë diskutime me Zvicrën për këtë rast.
“Do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran për të mësuar më shumë”, përfundoi Kurti./ InLjami/