Kuvendi Komunal i Preshevës ka shkarkuar nga funksioni i kryetares së komunës Ardita Sinanin e Partisë për Veprim Demokratik.
Për shkarkimin e Sinanit votuan 20 këshilltarë nga gjithsej 38 sa numëron Kuvendi Komunal i Preshevës, derisa 18 këshilltarë nuk morrën pjesë në votim, shkruan Ekonomia Online.
Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021 pas një marrëveshje për koalicion midis PVD-së, PDSH-së dhe LR-së.