A ishte shpejtë Hajdari me veturë apo i dolën në rrugë fëmijët, flasin nga Policia, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka dhënë detaje se si erdhi deri te aksidenti ku ishte e përfshirë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Hajdari e cila ka goditur me veturë një fëmijë të dielën në Prishtinë, ka konfirmuar aksidentin që kishte ndodhur në Facebook, duke thënë së një fëmijë u përplas në veturën e saj.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. /InLajmi/