In Media Group sh.p.k shpall konkurs për këto vende pune, për Gazetën Online “InLajmi”:
2 Gazetar/e 2 agjente marketingu
Kualifikimet për gazetar/e janë: Diplomë universitare: Fakulteti i Gazetarisë;
Minimum 1 vit përvojë pune profesionale në Portal lajmesh;
Njohja e gazetarisë së terenit;
Njohuri të gjuhës Angleze;
Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese në media;
Shkathtësi të punës në grup dhe nën presion me orar fleksibil;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (WordPress, Foto & Video Edit etj.).
Kualifikimet për agjente marketingu janë:
Diplomë universitare: Fakulteti Ekonomik drejtimi Marketing apo i përafërt;
• Minimum 1 vit përvojë pune profesionale në marketing;
• Njohuri të gjuhes Angleze (e dëshirueshme);
• Shkathtësi të punës në grup dhe nën presion me orar fleksibil;
• Shkathtësi bindëse në komunikim me klientët dhe në menaxhim të reklamave dhe të projekteve të tjera në Marketing;
• Shkathtësi hulumtuese të zgjerimit të tregut të marketingut;
• Shkathtësi kompjuterike dhe ideore kreative për dizajnimin e reklamave.
Konkursi mbetet i hapur prej datës 28.03.2022 – 18.04.2022.
Në titull duhet të ceket pozita e punës për të cilën konkuroni!
CV-në me një foto mund t’a dërgoni në e-mail adresën: marketing@inlajmi.com
Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që përzgjedhen në rrethin e ngushtë.