Paris Saint Germain ka mposhtur me rezultat të thellë Clermont, në ndeshjen e xhiros së 31 në Ligue 1.
PSG ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Clermont Foot.
Tre lojtarët kryesor të parisienëve, Neymar, Messi dhe Mbappe dhuruan spektakël në këtë ndeshje.
Neymar e filloi serinë e golave, i cili shënoi në minutën e 6` pas asistimit të Leo Messi.
Minuta e 19` kur Messi asistoi përsëri, por këtë herë për yllin francez, Kylian Mbappe, për rezultatin 2:0.
Në minutën e 42` shënoi Dossou për Clermont, dhe ngushtoi epërsinë në 2:1.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e 2-të ishte e pandalshme për 3 yjet e skuadrës.
Ishte minuta e 71` kur Neymar shënoi nga pika e bardhë, për rezultatin 3:1 të parisienëve.
Pas vetëm 3 minutash, braziliani asistoi këtë herë për Mbappe, i cili shënoi golin e 4 të takimit, të 2-in personal.
Në minutën e 80` të ndeshjes Mbappe kompletoi hat-trickun e tij, pas asistimit këtë herë nga Leo Messi.
Për rezultatin përfundimtar 6:1 u përkujdes Neymar, i cili gjithashtu shënoi golin e 3 në këtë takim, përcjell lajmi.net.
Pas kësaj fitore PSG qëndron në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa Clermont në pozitën e 17 me 28 pikë gjithsej.