Na ndodh të gjithëve që ta lëmë telefonin në karikim gjatë gjithë natës. Mirëpo kjo gjë i bën shumë dëm telefonit tonë celular.
Problemi qëndron se karikimi i telefonit deri në 100% i vë bateritë në gjendje të lartë tensioni, gjë që mund t’i dëmtojë në periudhë afatgjatë. Ndërkohë që telefoni është i karikuar dhe mbahet në karikim, kjo gjë thjesht e dobëson baterinë.
Këto të dhëna vijnë nga Univeristeti Battery. Teknika më e mirë për ta ruajtur baterinë tuaj është duke e karikuar nga pak gjatë gjithë ditës, përcjell literal media.
Kjo teknika e fundit është keqkuptuar shumë në opinion, duke u vërtetuar tërësisht e kundërta.