Në Tiranë është duke u mbajtur një marsh solidarizues për Ukrainën, përcjell InLajmi.
Marshit i është bashkuar edhe ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov.
Ambasadorja Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara, Europa, NATO dhe pjesa tjetër e botës janë më të bashkuara se kurrë përballë agresionit të Rusisë.
Kim falëndëroi popullin shqiptar që vazhdon të strehojë njerëzit në nevojë, përfshirë edhe ukrainasit.
Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:
Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin ukrainas Volodymyr Shkurov dhe ambasadorë të tjerë, morën sot pjesë në marshimin “Solidaritet me Ukrainën” në Tiranë, për të treguar mbështetjen për Ukrainën. Ambasadorja Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara, Europa, NATO dhe pjesa tjetër e botës janë më të bashkuara se kurrë përballë agresionit të Rusisë. Ajo shtoi se populli i Ukrainës i ka shfaqur botës forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm. Ajo gjithashtu falënderoi popullin shqiptar që vazhdon të strehojë njerëzit në nevojë, përfshirë dhe ukrainasit, si dhe vlerësoi udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. /InLajmi/




















