Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-10, përcjell InLajmi.
Ndërsa janë shëruar 32 qytetarë.
Fatmirësisht, gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me koronavirus.
Në total numri i rasteve aktive është 544.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
8 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.
Në total numri i rasteve aktive është 544. /InLajmi/