Japonia do të dëbojë 8 diplomatë dhe zyrtarë rusë për shkak të luftës në Ukrainë, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hikariko Ono në një konferencë për shtyp të premten, transmeton InLajmi.
Diplomatët janë nga Ambasada Ruse në Japoni dhe zyrtarë nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar.
“Mohimi nga anëa e Rusisë për vrasjet masive të civilëve në Bucha, duke e quajtur atë lajm të rremë nga Ukraina, është pjesë e propagandës së Rusisë dhe është kategorikisht e papranueshme”, tha zëdhënësi.
Më herët, ministri japonez i ekonomisë, tregtisë dhe industrisë njoftoi se vendi do të reduktojë gradualisht importet e qymyrit rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan CNN.
Njoftimi i Japonisë vjen pasi udhëheqësit evropianë planifikojnë të heqin gradualisht importet e qymyrit rus në përgjigje të skenave tronditëse në Bucha. /InLajmi/