Në Ministrinë e Mbrojtjes është mbajtur ceremonia e transferimit të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ku Jörg Rüter e dorëzoi detyrën e tij tek Joachim Hoppe, raporton InLajmi.
Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj tha se përkrahja përmes NATO-s dhe ekipit këshillues ndërlidhës ka rëndësi të veçantë edhe sot.
Mehaj theksoi se synimi kryesor strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO, kjo pasi i ndajmë vlerat e njejta dhe mendimet e njëjta demokratike.
Gjithashtu ministri i Mbrojtjes tha se prioriteti ynë është ngritja e kapaciteteve operacionale sipas standardave të NATO-s.
Krahas mbështetjes individuale të vendeve partnerë të NATO-s përkrahja përmes NATO-s dhe ekipit këshillues ndërlidhës ka rëndësi të veçantë edhe sot. Synimi ynë kryesor strategjik është anëtarësimi në NATO sepse i ndajmë vlerat e njëjtë, mendimet e njëjta demokratike. Prioriteti ynë është të ngrisim kapacitetet operacionale sipas standardeve të NATO-”,.
Gjenerali Jörg Rüter para dorëzimit të detyrës falëndëroi ekipin e tij, duke theksuar se këtë detyrë nuk mund ta kryente pa bashkëpunimin e tyre.
Ky është vetëm një nga shembujt e shumtë të marrëdhënieve të shtetit tonë të shkëlqyer. Gati një vit më parë mora përgjegjësin si drejtor i ekipit këshillues. Më kujtohet si kemi bërë dorëzimin e detyrës me 21 prill të vitit të kaluar po në këtë sallë. E mora këtë detyrë duke e ditur se do të kem përgjegjësi të madhe bashkë me detyrën. Nënkuptohet se nuk kisha arrit me bë këtë detyrë komplekse i vetëm. Falënderimet e mia të veçanta shkon për ekipin tim që përbëhet nga 40 gra dhe burra që vijnë nga 16 shtete. Kjo vlen edhe për këshilltarët e mi dhe stafin civil vendor”, tha ai,
Ndërkaq gjenerali Jochim Joppe, pas pranimit të detyrës u shpreh i lumtur që tani e tutje ka një ekip si në NATO, gjithashtu premtoi që bashkëpunimi do të vazhdojë, për të treguar suksese afatgjate.
“Si drejtor i ardhshëm nuk qëndroj këtu vetëm. Jam në mesin e grave dhe burrave. Jemi një ekip si në futboll. Dhe jam i lumtur që tani e turje kam një ekip si në NATO. Unë dhe ekipi im do të vazhdojmë bashkëpunimin ton të besueshëm me ju me të gjithë partnerët tanë. Jo për të treguar efekte afatshkurta por për të treguar suksese afatgjate”, tha ai. /InLajmi/