Reshjet e shiut javës së shkuar duket se kanë dhënë efekte pozitive duke rritur nivelin e hidrocentralet e kaskadës së Drinit në Shqipëri.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka bërë të ditur se nga pika kritike nën 259 metra që arriti pak ditë më parë, hidrocentrali i Fierzës ka arritur në 267.4 metra.
Rritje ka edhe Komani dhe Vaun i Dejës.
Prurjet natyrore në kaskadë kanë rënë në raport me fundjavën pasi në Fierzë llogariten 400 metër kub për sekondë, përcjell Telegrafi.
KESH njofton se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 9.663 Megavat në orë.