Një qytetare me origjinë shqiptare nuk ka arritur që të votojë sot në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat po zhvillohen në Serbi, përcjell InLajmi.
Teuta Fazliu përmes një postimi në twitter ka theksuar se asaj i është fshirë emri nga lista e votimit sepse është shqiptare.
Fazliu theksoi se Bujanoci është vendi i saj dhe se aty ishte lindur dhe rritur, mirëpo ajo tani nuk ka pasur mundësinë për të votuar në zgjedhjet serbe.
Ndryshe sot po mbahen zgjedhjet serbe në Serbi dhe numri i daljes së shqiptarëve në këto zgjedhje ishte mjaft i ulët. /InLajmi/
https://twitter.com/teutafazliu/status/1510570012934819846