Mohamed Salah raportohet se është në prag të marrëveshjes për një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në Liverpool derisa të mbyllë karrierën e tij.
Kontrata aktuale e 29-vjeçarit në “Anfield” do të skadojë në më pak se 18 muaj dhe negociatat e gjata nuk kanë çuar në një zgjidhje pozitive gjatë muajve të fundit.
Barcelona dhe Real Madridi përflitet se po ndjekin nga afër zhvillimet, me një raport i fundit që pretendon se Salah ishte shumë i tunduar nga një lëvizje te i pari.
Megjithatë, “The Mirror” tani pretendon se Salah më në fund është afër nënshkrimit të një kontrate të përjetshme në Liverpoolin, e cila do ta shihte atë të vazhdojë në “Merseyside” për pjesën tjetër të karrierës së tij.
Raporti shton se Salah ka hequr dorë nga kërkesat e tij të mëparshme prej 500 mijë funtesh në javë dhe qëllimi i tij kryesor ka qenë gjithmonë të qëndrojë në Liverpool, për sa kohë që paga e tij pasqyronte vlerën e tij për klubin, shkruan Indeks Online.
Ish-lojtari i Chelseat dhe Romës ka shënuar 28 gola në 37 ndeshje për “Reds” këtë sezon, duke e çuar totalin e tij në 153 gola dhe 57 asistime në 240 ndeshje që nga ardhja e tij në vitin 2017.