Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kryer obligimin e tij për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, përcjell InLajmi.
Ai ka njoftuar se së bashku me gruan e tij ka votuar derisa ka theksuar se sot është ditë e mirë për demokracinë në Luginë të Preshevës.
Arifi ka bërë apel që gjithë qytetarët shqiptarë të dalin të votojnë për të siguruar që çdo qytetar të ketë zë dhe votë
Postimi i plotë i tij:
Ditë e mirë për demokracinë sot në Luginë të Preshevës. Moment për të dhënë mesazh të fortë kundër çdo përpjekje për të na diskriminuar duke na pasivizuar. Kundër çdo tentative për të na shtypur duke na larguar.
Sot, Lugina e Preshevës ka nevojë për çdo secilin nga ju; për votën tuaj, për të legjitimuar kërkesat tona në Parlament e për të dënuar programet diskriminuese kundër çdo shqiptari.
Bashkë me Arbenitën votuam, për të sotmen dhe të nesërmen, për të rikthyer shpresën, për shqiptarët e Luginës, për vendin që e duam të gjithë
Dilni dhe votoni, për të siguruar që çdo qytetar të ketë zë dhe çdo shqiptar të ketë votë./InLajmi/