Lëvizja Vetëvendosje, më qendër në Gjakovë, bashkë më shefen e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, dhe deputetin Agon Batusha, gjatë ditës së shtunë ka përkujtuar masakren që forcat serbe e kryen mbi familjen Vejsa më një e 2 prill 1999, përcjell InLajmi.
Si pasojë e kësaj masakre mbetën të vdekur 20 persona, e që thuhet shumica nga ta ishin pleq e fëmijë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi e Nuçi.
Në ditën e njëjtë u vranë dhe masakruan edhe 57 martirë të tjerë, nga e njëjta lagje por që kësaj radhe forcat paramilitare serbe kishin vendosur që viktimat të të ishin vetëm burra dhe djem, të cilët ani pse u vranë trupat e tyre të pa jetë nuk u gjetën kurrë.
Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Në mesnatën ndërmjet datave një e 2 Prill 1999, në lagjen e parë të qytetit më saktësisht në shtëpinë e familjes Vejsa, hynë forca të njësiteve paramilitare serbe, duke vrarë e më pas edhe djegur aty 20 persona shumica prej tyre pleqë e fëmijë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, duke shënuar kështu një prej ngjarjeve më makabre dhe gjenocidiale të luftës në Kosovë.
Në po të njejtën ditë ndodhën edhe vrasjet dhe masakrat e 57 martirëve nga familje të ndryshme në po të njejtën lagje, ku edhe aty kryesisht u morrën burrat dhe djemtë për tu vrarë e më pas edhe zhdukur.
Në shenjë nderimi e përkujtimi për këto ditë të dhimbshme për komunën tonë, sot Lëvizja VETËVENDOSJE!, bashkë me shefen e grupit tonë parlamentar Mimoza Kusari-Lila, Deputetin Agon Batusha si dhe përfaqësues tjerë institucional nga niveli qendror e lokal, organizoi homazhe në varrezat e qytetit të Gjakovës, ku prehen trupat e këtyre Martirëve të Kosovës.
Nuk i harrojmë kurrë.
Lëvizja VETËVENDOSJE- Qendra në Gjakovë
2 Prill 2022 /InLajmi/