Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka diskutuar rreth pagave të mësimdhënësve në Kosovë ku sipas janë të përafërta me ato në rajon, raporton InLajmi.
Ndërsa tutje ajo është shprehur se rrogat e mësuesve në Kosovë janë më të mëdha se, e më e vogël se në Shqipëri, ajo mori pjesë në Kongresin e 8-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nga atje foli për këtë çështje.
“Ndërsa paga e mësimdhënësit në Kosovë është e përafërt me ata të rajonit, më e madhe se në Maqedoni të Veriut, ndonëse pak më e vogël se në Shqipëri. Megjithatë ju siguroj se si Ministri e Arsimit edhe në grupin punues që është duke punuar në Ligjin e Pagave, jemi duke i adresuar të gjitha padrejtësitë që ishin në Ligjin e kaluar duke u munduar që të zhduken pabarazitë që reflektojë ligji i kaluar ndërmjet mësuesve klasor dhe atyre të niveleve tjera por edhe të kategorive tjera”, tha ajo.
Sipas saj për të folur për mësimdhënësit duhet shumë dhe prap nuk duket asgjë sepse janë pikërisht mësuesit që kanë dhënë kontribut ndër vite, kurse tha se çdo sfidë e dal para tyre është arritur të kalohet vetëm të shkollohen brezat.
“Nuk kemi si të mos flasim për mësimdhënësit dhe të mos i kthehemi historisë sepse mësimdhënësit tanë historikisht i kanë bërë ndryshimet dhe kanë bërë përpjekjet më serioze për të ndryshuar dhe zhvilluar shoqërinë. Ata kanë bërë që të fitohet çdo luftë, duke filluar nga lufta kundër analfabetizmit e deri te lufta për liri dhe ndryshe nga mësimdhënësit nga vendet e tjera, ata shqiptarë janë përballur me sfida të vazhdueshme shekullore dhe i kanë kaluar me sukses të gjitha këto sfida. Këtë e dëshmuan edhe në këto 2 vitet duke luftuar pandeminë”, tha Nagavci.
Ajo tutje ka thënë se duke e pasur parasysh se sa shumë ka ndikim mësuesi është në vetëdijen e saj se sa duhet investuar në këtë drejtim, ndërsa sipas Nagavcit shteti I Kosovës qëndron mirë sa i përket arsimit në baza të rajonit.
“Duke pasur parasysh ndikimin e mësuesit jemi të vetëdijshëm se duke investuar në mësimdhënësit tanë, ne investojmë edhe në fëmijët tanë njëkohësisht, sepse janë mësimdhënësit janë më meritorët për suksesin e fëmijëve. Analizat dhe studimet e tregojnë se në shumë aspekte të zhvillimit gjithëpërfshirës në sistem, Kosova qëndron më mirë se disa vende të rajonit”.