Para pak minutash është mbajtur një konferencën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, raporton InLajmi.
Në të ka marrë pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai në një fjalë rasti është shprehur se janë gjithsej 2.682 fëmijë të cilët janë të prekur me autizëm dhe përfitojnë shuma mujore prej 100 euro për fëmijë siç e parasheh ligji përkatës.
“Rasti i fëmijëve autist nuk dëshmon për deficit për dëshirën e tyre për marrëdhënie shoqërore por vetëm nevojë e tyre për shoqërim më të matur, më të hollë e më të rregullt. Për prindërit është sfidë përfshirja e nxënësve me autizëm në sistemin shkollor, megjithëse këtë e parasheh ligji kjo sepse është i nevojshëm asistimi në orarin e rregullt mësimor, prandaj gjatë këtij viti janë shtuar 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve, dhe do të shtohen çdo vit nga 100 asistentë deri në fund të mandatit. Aktualisht numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, që përfitojnë shuma mujore prej 100 euro për fëmijë siç e parasheh ligji përkatës, është 2.682”, tha Kurti.
Tutje ai ka thënë së takime të llojit të tillë duhet thirrur më shpesh sepse kjo shërben në mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, e që sipas tij si qeveri janë të gatshëm të mbrojnë më Kushtetutë e Ligj këta persona.
“Është e vlefshme që takime të tilla të bëhen sa më të shpeshta për ta rritur bashkëpunimin tonë me njëri-tjetrin sepse nuk kemi të bëjmë në këtë rast vetëm me shëndetin por edhe me të drejtën PRa kemi të bëjmë me çështje të së drejtës, e cila është e garantuar me Kushtetutë e me ligjet tona por jemi të gatshëm se mbrojtja me Kushtetutë e me Ligj duhet t’i zgjerojë kapacitetet tona të zgjerimit. Njerëzit tanë për të cilët po flasim këtu, trajtimi ndaj tyre është treguesi themelor i cilësisë dhe shkallës së demokracisë”, tha Kurti. /InLajmi/