Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në Shkodër në 27 vjetorin e ngjarjes së 2 prillit, të cilin e cilësoi si “masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri”. Berisha u shpreh se Edi Rama e ka kohën e limituar tashmë.
“Sot, sakrifica e martirëve të 2 prillit është apel më aktual se kurrë. Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do të ngrihen fuqishëm në lartësinë e idealeve të tyre, për t’u kthyer votën e lirë qytetarëve të këtij vendi.”, tha Berisha.
“I respektoj deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat, energjitë tona, përballë një regjimi që përbën një organizatë të vërtetë kriminale në plaçkitjen e këtij vendi”, theksoi ai.
Berisha u pyet edhe për presidentin e ri, duke thënë se opozita nuk ka një emër, por nuk do të votojë propozimin e mazhorancës, raporton A2CNN.
“Rama është dezekuilibruar plotësisht, ngado që lëviz i del ajo që është. Unë kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë, ai i ka kohërat e numëruara. Veprimet konkrete do të fillojnë shpejt. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Ne nuk kemi një emër si opozitës. Konsensusi me Edi Ramën është “të puthesh me Judën”. Rama vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë. Do ta mund siç e kam mundur 2 herë të tjera”, tha Berisha nga Shkodra.