Will Smith tashmë është jashtë Akademisë.
Dorëheqja e tij erdhi si pasojë e shuplakës që ai ia dha aktorit Chris Rock, i cili bëri një shaka për flokët e Jada Pinkett Smith.

Po atë natë, aktori u nderua edhe me çmimin për aktorin më të mire.
Sipas Variety, Will potencialisht po përballej me përjashtimin nga Akademia për veprimet e tij në natën e Oskarit të dielën e kaluar.
Në vend të kësaj, ai ka zgjedhur të japë dorëheqjen, përcjell arbresh.info.
Një ditë pas incidentit, Will i kërkoi një falje formale Chris-it për mediat sociale, duke shkruar se “nuk isha vetëvetja dhe gabova”.





















