Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Prekaz.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Kosova dhe i gjithë kombi shqiptar kujtojnë me respekt sakrificën sublime të familjes Jashari dhe gjithë heronjve tjerë.
Tutje, ai ka theksuar se Kosova do të jetë një shtet në të cilin çdo qytetarë do ndihet krenar për të jetuar.
“Sot shteti i Kosovës dhe gjithë kombi shqiptar kujton me respekt sakrificën sublime të familjes Jashari, Ditën e Flamurit kombëtar dhe paraqitjen e parë publike të UÇK-së. Lufta në Prekaz, lufta e Adem Jashari janë bazament i shtetit të Kosovës. Prekazi është frymëzim për të gjithë respekt për të kaluarën por edhe per objektivat e të ardhmes ku Kosova do jetë pjesë e NATO-s, BE-së, shtet i progresit dhe shtet që çdo qytetar i Kosovës do të ndihet krenar për të jetuar”, ka thënë Thaçi. /InLajmi
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/448788172449308/