Në Kosovë na pret mot mjaft i paqëndrueshëm, me erëra të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi. Herë pas here priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse. Temperaturat do të fillojnë të ulen dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të pësojnë ulje dhe në viset malore të rajonit do të fillojnë reshjet e borës.
Të dielën në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët dhe me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje të mëtutjeshme të temperaturave dhe reshje bore në viset kodrinore-malore. Ka gjasa për reshje bore edhe në disa ultësira si në veri dhe verilindje të vendit. Lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër.
Reshjet lokale, të herëpashershme të shiut me mundësi edhe për bubullima të dielën do të vazhdojnë edhe në pjesën më të madhe të rajonit. Pasdite ose në mbrëmje reshjet do të pakësohen dhe po ashtu erërat pritet të qetësohen
Të hënën pak më ftohtë, me vranësira dhe reshje lokale kryesisht të dobëta të shiut. Në viset malore reshje sporadike bore, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e marta rritje graduale e temperaturave