Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i është kundërpërgjigjur Hysen Durmishit pas akuzës se qeveria Hoti është shantazhuar nga Haradinaj për një kontratë 15 milionë euro.
“Kjo kontratë nuk është nënshkruar prej ministrit sepse ministri ka qenë jashtë vendit në Uashington por është nënshkruar prej zëvendësministrit i cili nuk ka pasur sipas gjitha gjasave autorizime për me nënshkruar, por ka qenë presioni shumë i madh. Nëse ju kujtohet kanë pasur me dalë atë ditë prej Qeverisë Aleanca, me i tërheq ministrat prej Qeverisë me arsyetimin se këtë po e bëjnë për shkak të Ujmanit” kishte thënë Durmishi.
Selmanaj i është kundërpërgjigjur, ku thotë se vetëm ata që shantazhohen lehtë mendojnë se të gjithë janë të shantazhuar.
“Ky zëvendësministër ka dalë me çështjen e 5 eurove, edhe është shantazhuar prej PSD-së dhe është detyruar më u tërheq, këta janë ata që shantazhohen. Është e vërtetë që zotëri Haradinaj ka kërkuar kujdes maksimal për çështjen e Ujmanit, me bindjen se unë kisha përshtypje se nuk kishte informata të sakta por në fund kur e kuptoi seriozitetin tonë u detyrua të pranoj dhe tash është bind që ajo marrëveshje ka qenë e mirë dhe çdo ditë në Kuvendin e Kosovës thirret në marrëveshjen e Uashingtonit” është kundërpërgjigjur Selmanaj në “Contex” në ATV.
Marrëveshja e Uashingtonit është nënshkruar nga ana e ish-kryeministrit Hoti por që është kundërshtuar shumë nga ana e Qeverisë Kurti.