Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar së fundmi lidhur me vendosjen e një shenjë në një shkollë në Gjakovë, ku ndalohet hyrja e vajzave me shami, përcjell InLajmi.
Selimi ka ritheksuar se shamia dhe e drejta e besimit janë të drejta të çdo njeriu.
Më tej, ai tha se çdo person ka të drejtë në besim dhe se të drejtat e njeriut nuk janë zgjedh e merr, apo çka të pëlqen.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka pasur shumë reagime lidhur me këtë veprim, derisa nga Bashkësia Islame kanë thënë se shpresojnë se kjo nuk është bërë me qëllim sidomos në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, derisa e kanë dënuar ashpër këtë akt. /InLajmi/