Myftiu Naim Tërnava, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka dhënë një mesazh në një konferencë për media, raporton InLajmi.
“Ta ruajmë familjen dhe ta mbajmë në piedestal. Kur familja është e shëndosh edhe e ardhmja është e sigurt. Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit lutemi për ibadete që ta meritojmë dhe të na arrihet kënaqësia e krijuesit. Uroj ta përjetoni me gjitha mirësitë e begatitë e tij këtë muaj të shenjtë. Ju dhe familjet e juaja kudo ku gjendeni. Lus Allahun që të na lehtësojë ramazanin. Urime të gjithëve muaji i shenjtë i bekuar i ramazanit”, ka theksuar Tërnava.
Ndryshe, dita e parë e Ramazanit do të jetë nesër, pra me 2 prill./InLajmi/