Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mrasor të komunës së Rahovecit, si pasojë 3 persona janë lënduar, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka thënë se 2 nga të lënduarit janë dërguar në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, derisa një i moshuar që ka marrë lëndime më të mëdha është dërguar në “QKUK” në Prishtinë.
Shkaku i aksidentit, siç tha ai, ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës./InLajmi/