Këshilltari i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka deklaruar se sa takime me krerë shtetesh ka pas presidentja, Vjosa Osmani, për një periudhë 3 mujorëshe, përcjell InLajmi.
Sipas tij presidentja që nga data një janar 2002 e deri me tani ka realizuar takime të shumta, ku i ka listuar në këtë mënyrë.
Ai ka thënë kanë qenë 8 takime me kryeministra, 9 me krerë shtetesh, 5 takime me kryetarë kuvendesh, 6 me drejtues të organizatave ndërkombëtare ndërsa si përfundim 10 me ministra të jashtëm.
Ndërsa tutje ai ka thënë së në kuadër të takimeve të Osmanit hyjnë edhe delegacionet e larta nga Shtëpia e Bardhë.
Postimi i plotë i tij:
Bilanci tre mujor i takimeve ndërkombëtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka si të përshkruhet ndryshe, përpos si angazhim maksimal në përfaqësimin e Kosovës në forume dypalëshe dhe ato shumëpalëshe.
Faktet flasim më shumë se fjalët. Gjatë periudhës tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022 janë realizuar:
Takime me krerë shtetesh: 9
Takime me kryeministra: 8
Takime me kryetarë kuvendesh: 5
Takime me drejtues të organizatave ndërkombëtare: 6
Takime me ministra të Jashtëm: 10
Si dhe takime të tjera me delegacione të larta nga Shtëpia e Bardhë, telefonata me krerë shtetesh, takime me senatorë e anëtarë të parlamenteve nga SHBA-ja, BE -ja dhe shtete të tjera
Takimet përfshijnë edhe shtete jo njohëse. /InLajmi/

















