Historia e tyre e dashurisë vazhdon të jetë një nga më të komentuara në shtypin rozë, dhe pavarësisht viteve së bashku Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha dinë si t’i bëjnë ”të gjithë” të flasin për ta.
Teksa diskutonte incidentin në ndarjen e çmimeve ”Oscars 2022” mes Will Smith dhe Chris Rock, Armina tregoi një situatë të sikletshme që i kishte ndodhur ku kishte ndërhyrë partneri i saj.
“Unë nuk kam patur një rast konkret që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë kanë qenë të huaj. Kemi qenë në radhë dhe dikush nga ata bëri një koment për mua të pakëndshëm dhe më habiti reagimi i Shkëlzenit sepse ai është shumë me edukatë gjithmonë”, përcjell Living Shqip.
Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet. Nuk ishte rast që duhej patjetër reaguar sepse ishin adoleshentë, bënë komente dhe kaq.”- shtoi Armina.

















