Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike më herët, transmeton InLajmi.
Nga Shtëpia e Bardhë thane se Biden i kishte premtuar presidentit ukrainas se SHBA synon t’i sigurojë Ukrainës 500 milionë dollarë.
“Udhëheqësit diskutuan se si Shtetet e Bashkuara po punojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur kërkesat kryesore të ndihmës për sigurinë në Ukrainë”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.
Biden gjithashtu shqyrtoi sanksionet shtesë që mund t’i vënë për Rusinë si dhe ndihmën që mund të sigurojnë për Ukrainën. /InLajmi/