Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba këshilloi këdo që shkon në negociatat me Federatën Ruse të mos hajë ose pijë asgjë dhe mundësisht të shmangë prekjen e çdo sipërfaqeje.
Paralajmërimi erdhi pas helmimit të dyshuar të miliarderit rus, Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në fillim të këtij muaji në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, raporton BBC.
U tha se ekziston një skepticizëm në lidhje me helmimin e supozuar dhe një zyrtar amerikan i paidentifikuar, transmeton KlanKosova
Më tej bëhet me dije nga inteligjenca se simptomat e tij ishin për shkak të faktorëve mjedisor dhe jo helmimit.