Ka filluar seanca e së martës në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ku dëshminë e tij po e jep dëshmitari i 3-të i mbrojtjes, Jakup Ismaili, raporton InLajmi.
Dëshmitari Ismaili është pyetur se kur dhe ku është takuar me Mustafën.
“Me Salih Mustafën kemi pasur biseda strategjike se si me vepru, si të hyjmë ta furnizojmë popullatën civile me armatim e barna dhe furnizime të tjera. Kemi marrë një laps edhe një fletore edhe ai ka kërkuar nga unë se ku qëndrojnë depot e barnave sepse kishte nevojë popullata me barna edhe ushqim. Por, sidomos ka qenë i orientuar se ku kanë qenë depot e barnave në Prishtinë. Kemi filluar me pas biseda se cila rrugë do të ishte e mundshme m’i tërheq barnat prej Prishtinës. Kanë qenë biseda 5 -6 orë. Kemi dalë së bashku me bë një monitorim të terrenit. Është bë pak ftohtë dhe ka qenë koha e ftohtë dhe ne nuk e kemi dit se ka varre të vjetra dhe jo të mirëmbajtura . Jemi shtri të pushojmë. Realisht ka kërkuar se çka kam në torbën time, kam shikuar dhe kam parë se kam barna për qetësim”, tha ai.
Ndryshe, bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflik/InLajmi/