Një tërmet ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Suharekës në orët e hershme të mëngjesit, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur përmes të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), derisa më tej bëhet e ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë prej 2.8 shkallë të Rihterit.
Duke u bazuar në EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë gjegjësisht 11 kilometra afër Prizrenit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 2km.