Në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Rrallëkund mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu. Temperaturat pritet të luhaten nga 2 deri në 19°C.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Erërat jugore do të fillojnë të fuqizohen gradualisht.
Nga e mërkura na pret mot i ndryshueshêm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Erërat do të fuqizohen nga jugu dhe priten edhe riga lokale shiu. Në Shqipëri dhe Mal të Zi reshjet do të vijnë duke u intensifikuar.
Të premtën dhe të shtunën na pret mot mjaft jo-stabil dhe me erëra jugore. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubUllimë. Në Shqipëri priten rrebeshe mjaft të fuqishme shiu dhe shtrëngata të fuqishme me shi dhe breshër