Komentatori politik, Halil Matoshi i ka quajtur pafytyrësi e krim thirrjet e zëvendëskryeministrit, Goran Rakiq.
Teksa iu ka bashkuar protestuesve në veri të vendit për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë, tha ai në Kanal10.
“Shikoni pankartat, thonë stop territorit të Kurtit. Këta janë njerëz të Rakiqit, e Rakiqi është zëvendës i Kurtit. Kjo është pafytyrësia, krimi me u mbajte zëvendëskryeministër një njeri që thotë top terrorit të Kurtit, unë s’po di. Ky është krim i krejt politikanëve “, tha Matoshi.