Pas një bisede me Presidentin rus Vladimir Putin të dielën, Erdogan njoftoi se Ukraina dhe Rusia do të takohen të martën në Stamboll për të zgjidhur pikat ku ende nuk ka marrëveshje mes tyre për të arritur armëpushimin.
Ndërkohë, zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin, ka thënë se kërkesat e Rusisë për aneksimin e Krimesë dhe pavarësinë e rajonit të Donbasit janë jo realiste, tha ai për CNN.
“Këto janë vijat e kuqe për ukrainasit në Krime dhe Donbas, dhe me të drejtë, sepse ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne nuk e kemi njohur aneksimin e Krimesë pasi, si pjesa tjetër e botës, edhe Kina nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë. Rusët duhet të dalin me ide të tjera”, tha ai, transmeton A2CNN.
Turqia po tentojë të kryejë ndërmjetësin mes palëve drejt arritjes së një armëpushimi dhe zgjidhjes përfundimtare të konfliktit të armatosur që i ka marrë jetën mijëra personave që prej 24 shkurtit kur Rusia nisi bombardimet.