Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike në Kuvendin e Kosovës tha se Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta vizitojë NATO-n dhe t’i shohë pritjet që janë për anëtarësimin e Kosovës, raporton InLajmi.
Madje, siç tha ai aplikimi mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër.
“Aplikimi do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurtër, sikurse edhe një koordinim me partnerët tanë. Nëse ne kemi pasur prirje se një marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta sjellë një njohje të ndërsjellë, kjo është shumë e largët duke parë situatën në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete gjatë 2022”, theksoi Hoxha./InLajmi/