Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në Kuvendin e Kosovës ka shfaqur shqetësimin e saj lidhur me një hulumtim të fundit të një organizate ku tregon shifra shqetësuese të të rinjve që po e braktisin vendin për shkak të jetës së vështirë dhe papunësisë, raporton InLajmi.
“E dhimbshme se si të rinjtë po largohen nga vendi për të krijuar një jetesë më të mirë. Në një të ardhme të afërt do të rrezikojmë të mbetemi pa rini. Derisa kryeministri Kurti po del e po thotë se kemi punësuar qytetarë, me siguri e ka fjalën për punësimin e të afërmve”, tha ajo. /InLajmi/