Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet këtë të hënë ka folur në theks të veçantë për rritjen e çmimeve e cila ka rënduar jetën e qytetarëve, po ashtu edhe për mos krijimin e klimës për investime të huaja, raporton InLajmi.
“Skam se si të mos përmend disa elemente. Nuk ka krijuar klimë për investime të huaja. Nga ka pasur vit më të brishtë sesa ky. Përveç mungesës së vizionit për zhvillimin ka pasur mungesë edhe në sundimin e ligjit. Një politikë e jashtme është abstenim në përfaqësimin e Kosovës si shtet. Për një vit numri i të papunëve është rritur dhe numri i çdo artikulli. Ne kërkojmë që kjo qeveri të këndellet e të operojë lidhur me detyrat e saj. Është e dëmshme që jetët tona të rëndohen e qeveria të vazhdojë sikurse të ishte në një vakum jashtë realitetit”, tha ajo. /InLajmi/