Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka kujtuar punën e diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies i cili ka ndërruar jetë të dielën, përcjell InLajmi.
Hovenier e ka vlerësuar lartë kontributin e Menzies e sidomos në Kosovë, duke thënë se ai ishte një mbështetës i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu ambasadori theksoi se John Menzies ishte një diplomat dhe mësues, i cili ndërtoi ura bashkëpunimi mes Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-ve.
Ndryshe, Menzies ka vdekur në moshën 74 vjeçare. /InLajmi/
We mourn the loss of colleague & distinguished diplomat Ambassador John Menzies. John was a steadfast advocate for Kosovo's sovereignty & independence. As a diplomat and teacher he touched lives and built lasting bridges between the Balkans, the Middle East, and the U.S. pic.twitter.com/HEm0azc4R0
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 28, 2022